Jump to Navigation

Farmakos Sh.p.k.

Me datën 02.07.1963 në Prizren është themeluar fabrika për përpunimin e bimëve mjekuese me emrin FARMAKOS. Në vitin 1968 kjo fabrikë e bimëve mjekuese shëndrohet në prodhues të barnave të disa formave farmaceutike (tableta, yndyrnat dhe solucione). Gjatë zhvillimit të saj FARMAKOS-i shëndrohet në Industri Farmaceutike dhe kimike me mbi 100 lloje të barnave të ndryshme për përdorim human, me Repartin e veçantë të prodhimit të sapunit toalete dhe pastës për dhëmbë si dhe shamponave për flokë, dhe Repartin e bimëve mjekuese për prodhimin e çajnave filter dhe refuz si dhe ekstrahimi.
Deri në vitet 80-ta FARMAKOS-i arinë t'i rritë kapacitet e veta prodhuese në 10 milion pako barna në vit të cilët i plason në tërë teritorin e ish Jugosllavisë si dhe të exportojë në të gjitha shtetet e Europës Lindore si dhe në Bashkimin Sovjetik. Në atë kohë FARMAKOS-i ka pasë të punësuar 320 punëtorë dhe ka realizuar të ardhura vjetore rreth 10 milion Dollar. Nga programi i prodhimit farmaceutik ka asortiment të gjerë të këtyre formave: tableta, drazheja, film tableta, pomada, kapsulla, solucione (pika, shurup dhe emulzion) suposte, pluhura, ampulla dhe çajna medicinale. Nga programi i prodhimit higjenik asortimenti i produkteve përbëhet nga: sapuna toaleti, pastë për dhëmbë dhe shampona për flokë.
Kjo fabrikë me traditë 40 vjeçare, me Ligjet e UNMIK-ut respektivisht të AKM-së më 19 Shtator 2003 privatizohet në rundin e dytë të privatizimit dhe e merr rrugën e një Kompanie të Re bashkëkohore me emrin FARMAKSO New Co L.L.C. Gjatë kësaj kohe të përgatitjeve janë kryer të gjitha punët për një fillim të mbarë me skemen e re organizative dhe me kuadra të rinjë profesional.
Orientimi strategjik i Kompanisë është që me cilësi të lartë të prodhimeve duke i plotësuar kushtet e prodhimtarisë sipas kërkesave të OBSH-së dhe standardit ISO, t'i rikthejë të gjitha tregjet ku ka qenë më parë prezent si dhe të pushtojë tregjet e reja. Në aspektin e zhvillimi planifikohet së shpejti ngritja e kapaciteve të reja teknologjike më bashkëkohore si dhe instalimin e laboratorit më bashkëkohor për kontrollin e barnave të cilat FARMAKOS do ta radhisin ndër liderët e prodhuesve farmaceutik Europian.


Main menu 2