Jump to Navigation

Klorheksidina

Indikacionet: Antiseptik i lëkurës për plagë dhe lëndime në kirurgji, gjinekologji, obstetrikë, shpërlarje të fshikzës urinare, higjienë orale, stomatit, higjienë të duarve dhe të lëkurës; klorheksidina me neomicinë për largimin e stafilokokut nga zgavra e hundës.
Vërejtje të veçanta: Të evitohet kontakti me sy, tru, meningje dhe veshin e mesëm; nuk është i përshtatshëm për zgavra të trupit; tretësirat alkoolike nuk janë të përshtatshme para diatermisë.
Veprimet anësore: Ndonjëherë reakcione tejndjeshmërie, iritim mukozal, ngjyrosje e dhëmbëve, enjtje e gjëndrrave parotide.
Dozimi: Për dezinfektim të plagëve dhe lëndimeve përdoret koncentrimi 0.05%, për dezinfektim të akneve 0.1%, për shpërlarjen e gojës dhe për stomatite, të shpërlahet goja dy herë në ditë nga 15 minuta; në sëmundjet e hundës të përhapet pomada 2-3 herë në ditë në sipërfaqen e brendshme të zgavrës së hundës.
Format farmaceutike dhe dozat: Tretësirë e koncentruar: 5%, 4%. Tretësirë për shpërlarjen e gojës: 0.2% 300 mL.
Pomadë për hundë: 0.1%, + neomicinë 3250 U/g.


Main menu 2