Jump to Navigation

Bisakodili

Indikacionet: Konstipacioni (të gjitha llojet); procedurat radiologjike; lehtëson dhembjet te pacientët me hemoroide.
Vërejtje të posaçme:Përdorimi i zgjatur mund të shkaktojë çrregullime abdominale, hipokalemi (disbalanc elektrolitësh), supozitoret mund të shkaktojnë iritim lokal.
Kundërindikacionet: Obstruksion intestinal; apendicit; peritonit, ileus, ulcerime të kolonit dhe rektumit; te fëmijët nën 4 vjeç.
Dozimi: Oralisht për konstipacion: 5-10 mg në mbrëmje; nganjëherë është e nevojshme të rritet në 15-20 mg. Fëmijët nën 10 vjeç: 5 mg. Para procedurave radiologjike, 10 mg oralisht, për dy ditë para ekzaminimit dhe nëse është e nevojshme supozitorje 10 mg, 1 orë para ekzaminimit.
Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 5mg që veprojnë 10-12 orë pas marjes; Supozitorje: 10 mg që veprojnë 20-60 min. pas marrjes; Supozitorje pediatrike: 5 mg.


Main menu 2