Jump to Navigation

Tretësira Orale Rehidruese (TOR)

Indikacionet: Diarrea, çrregullimi i balansit të elektroliteve.
Dozimi: Simbas gjendjes së pacientit dhe humbjes së lëngjeve. Fëmijët: çdo 5 minuta nga një lugë kafje të tretësirës për rehidrim. Të rriturit: çdo 5 minuta nga një lugë gjelle të tretësisrës për rehidrim.
Rehidrimi duhet të jetë i shpejtë gjatë 3-4 orëve të para ( përveç në dehidrimin hipernatremik kur rehidrimi do të duhej të zgjaste deri në 12 orë).
Format farmaceutike dhe dozat:Pluhur për tretësirë ( simbas OBSH): NaCl 3.5g, KCl 1.5g, Citrat Na 2.9g, Glukozë anhidrike 20g.
Përgatitja: Të tretet deri në 1 L ujë të vluar dhe të ftohur.
Vërejtje: Përdoren edhe formulime tjera në të cilat përmbajtja e NaCl është më e ulët kurse në vend të citratit të Na përdoret bikarbonati i Na.


Main menu 2