Jump to Navigation

Loperamidi

Indikacionet: Hiperperistaltika e kolonit me gjenezë të ndryshme; incontinentia alvi dhe anus praeternaturalis; për zvogëlimin e vëllimit të zbrazjes së ileostomisë.
Vërejtje të posaçme: Shih kodeinën; disfunksion hepatik; fëmijët e dehidruar; nuk rekomandohet për fëmijët nën 4 vjeç.
Kundërindikacionet: Pacientët që duhet të shmangin konstipacionin; kolit pseudomembranoz; diarre me gjak; kolit që shoqëron përdorimin e antibiotikëve; gjendjet me distenzion abdominal.
Veprimet anësore: Në doza të zakonshme nuk ka veprime anësore sinjifikante dhe shumica e veprimeve anësore të raportuara është vështirë të diferencohen nga simptomet që shoqërojnë diarrenë; pështirosje; tharje e gojës; maramendje; dizuri; shtërzime abdominale; reakcione në lëkurë; ileus paralitik.
Dozimi: Në diarre akute 4 mg, fillimisht të pasuar me nga 2 mg pas çdo barkqitje deri në 5 ditë. Doza e rëndomtë 6-8 mg në ditë, maks. 16 mg në ditë, fëmijët 4-9 vjeç: 1mg, 3-4 herë në ditë, maks. 3 ditë; fëmijët 9-12 vjeç: 2mg, 4 herë në ditë, maks. 5 ditë.
Në diarre kronike, vetëm të rriturit, fillimisht 4-8 mg në ditë, në doza të ndara, të pasuar me një dozë të rregulluar në bazë të përgjegjjes maks. 16mg.
Trajtimi i “diarresë së udhëtarit” në kombinim ko-trimoksazolin, trajtim 3 ditorë.
Format farmaceutike dhe dozat:Tableta, kapsulla: 2 mg Tretësirë orale: 2 mg/mL.


Main menu 2