Jump to Navigation

Shkencëtarët: Vetmia i shkurton jetën njeriut

Vetmia mund të shkurtojë ndjeshëm jetëgjatësinë e njeriut, ky konkluzion përmbahet në dy studime të reja të botuara në revistën "Arkivat e Mjekësisë së Brendshme" (Journal “Archives of Internal Medicine”).
Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë (The University of California), të cilët brenda gjashtë viteve kanë vëzhguar një grup prej 600 personash më të vjetër se 60 vjeç, arritën të evidentojnë se për ata që ndjeheshin të vetmuar probabiliteti për të vdekur gjatë kohës së studimit ishte dy herë më i lartë. Studimi i dytë tregon se njerëzit në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, ka shumë të ngjarë, të vdesin nga këto sëmundje në qoftë se ata jetojnë vetëm.Shkencëtarët sugjerojnë se vlerësimi i nivelit të vetmisë mund t’i ndihmojë mjekët për të identifikuar pacientët e përfshirë në grupin e rrezikut.


Main menu 2