Jump to Navigation

Metodat e pasigurta të mbrojtje ndaj shtatzënisë

Mos të praktikoni metodën që nuk është e sigurtë me asnjë kusht.
Mundësia për të mbetur shtatzënë, gjatë mardhënjës seksuale, është e madhe, në qoftëse ju nuk praktikoni metodën e sigurtë për mbrotje ndaj shtatzënisë.

Nuk ka „ditë të sigurta”
Gjatë ciklusit të menstruacionit ka ditë, në të cilat femra më pak është e frytshme, se sa në ditët e rëndomta. Edhe ke femrat (gratë) të cilat kanë një ciklus të rregullt, mundët që veza të kërcej (shpërthej) në një moment të papritur. Perioda e frytshme nuk mundë të dihet e sigurtë.
Qeliza e vezës mundë të jet e frytshme maksimalisht 12 orë, dhe atë pasi të deporton jashtë nga trupi i vezës. Sperma (Qelizat e farës) mundën të mbijetojnë pesë ose më shumë ditë në trupin e femrës pas mardhënjës së pambrojtur seksuale. Prandaj mund të ndodhë që pas marrëdhënjës seksuale të pambrojtes edhe një javë më pas mundë të mbetët femra shtatzënë.

„Vetëm të kesh kujdesë” nuk do të thotë të jesh e sigurtë
Vetëm të kesh kujdesë (coitus interruptus) është një metodë jashzakonisht e pasigurtë. Më këtë metodë mashkulli e nxjerrë penisin e tij nga vagina, para se të dalin sperma e grumbulluara përjashta.
• Mashkulli nuk mundë të arrijë gjithherë që penisin e tij ta nxjerrë përjashta me kohë.
• Lëngu i farës mundët që para shpërthimit të farës së grumbulluar të hyjë në vaginë.
• Qelizat e farës, të cilat jashtë vaginës gjindën, mundën që nga atje të depërtojnë brenda në vaginë.

Rregullat e mbrojtës ndaj metodave natyrore nuk janë të sigurta
Përshkak se nuk ka ditë të „sigurta absolute”, asnjëherë nuk mund të thuhet me siguri të saktë përpara, se femëra (gruaja) a do të jetë dhe kur do të jetë e frytshme apo jo. Këto metoda kanë nevojë për praksë, përvojë më të madhe, dhe kohë e ndjena të mira për ciklusin e përjetuar.
Faktorët e jashtëm, si ritmija e jetës dhe i punës, stresi, sëmundja ose gjendja shpirtërore mundën të ndikojnë, pengojnë ciklusin. Këto e s’madhojnë rrezikun, që ditët e pafrytshme të mos dallohen saktësisht,dhe prapë se prapë të mbeteni shtatzënë.



Main menu 2