Jump to Navigation

Alkaloid Shkup

Alkaloid AD Shkup është shoqëri aksionare e përbërë nga industria farmaceutike, kimike, kozmetike dhe botanike. Për shtatë dekada është në biznes të prodhimit të barërave, prodhimeve të kozmetikës dhe produkteve kimike.

Për dy dekadat e kaluara Alkaloidi ka investuar përafërsisht 60 milion euro kryesisht në paisje të prodhimit, kontrollës së kualitetit, në laboratore dhe depo, dhe të gjitha në përputhje me normat strikte GMP. Projektet të suportuara nga Banka Boterore dhe EBRD janë kompletuar suksesshëm. Në segmentin farmaceutik, Alkaloidi ka konstruktuar Institutin për Zhvillim dhe Kontrollë të Kualitetit, një qendër të hulumtimit që do të përcjell zhvillimin kualitativ të produkteve farmaceutike. Ky institut është formuar si një vlerë plotësuese në kuptimin e një përmirësimi konstant të kualitetit të produkteve duke ju përshtatur në mënyrë strikte kërkesave të rregullativave të instituteve të EU dhe SHBA-se të pranuara në gjithë botën.

Viti 2011 ka qenë vit i festimit të 75 vjetorit të dedikimit në krijimin e produkteve që janë një sinonim i kualitetit të lartë, shtatë dekada të hulumtimit, zhvillimit dhe investimit në endrrën tonë - SHËNDETIN e secilit individ.

Domosdoshmeria jonë është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, punëtorëve dhe partnerëve të biznesit, dhe orientimi ynë esencial është:

Shëndeti para së gjithash...

www.alkaloid.com.mk

Përfaqësia për Kosovë:
ALK&KOS PHARMACEUTICALS 
Magjistralja Prishtinë - Shkup
Tel. +381 38 606 008
Fax. +381 38 606 011



Main menu 2